Ne kujdesemi hap pas hapi në çdo detaj të prodhimit të ushqimit, për kafshët shtëpiake

Qëllimi ynë kryesor është të promovojmë një mënyrë jetese të shëndetshme për kafshët shtëpiake. Vizioni ynë drejton çdo aspekt të biznesit tonë.

Cilësi e njohur botërore, kujdes lokal

Kompani familjare që përkujdeset maksimalisht për cilësinë e jetës së kafshëve shtëpiake

Historia e Husse filloi në vitin 1987 në Stokholm, kur Tom Eliasson pa potencial në biznesin që ofronte shpërndarjen e ushqimit për kafshët shtëpiake. U desh kohë dhe përpjekje, por vetëm disa vjet më vonë Husse filloi zgjerimin në vende të tjera evropiane. Aktualisht, Husse është lider evropian në shpërndarjen në shtëpi të ushqimit për kafshët shtëpiake. I pranishëm në mbi 50 vende në mbarë botën Husse mbetet një biznes familjar, ku djemtë e themeluesit, Petter dhe Tim, punojnë krah për krah me babain e tyre. Gjithçka që bëjmë vjen nga dashuria për kafshët. Furnizuesit Husse përkujdesen për cilësinë e jetesës së kafshëve shtëpiake, dhe marrin pjesë në panaire dhe ngjarje për të promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme të kafshëve.

Trashëgimia suedeze, qëndrueshmëria dhe produktet me cilësi të lartë

Një produkt cilësor është themeli i biznesit tonë. Husse ofron mbi 300 produkte të cilësisë së lartë për qen, mace dhe kuaj. Ushqimi ynë përgatitet bazuar në recetat tradicionale skandinave dhe është zhvilluar nga përbërës të zgjedhur me kujdes. Objektet e prodhimit të Husse janë nën kontroll të përhershëm veterinar për t'u ofruar klientëve tanë cilësinë që ata kërkojnë. Kërkimet në Qendrën tonë studimore për katërputroshë nuk kontribuojnë në ndonjë kërkim të dëmshëm pasi i përmbahet një politike miqësore dhe shumë të kujdesshme ndaj kafshëve. Meqenëse produktet Husse nuk janë të disponueshme përmes një rrjeti tradicional të shpërndarjes, klientët mund të bëjnë një blerje vetëm duke kontaktuar furnitorët lokalë. Falë dërgesave direkt nga fabrika, Husse mund t'i ofrojë klientit një çmim konkurrues të produkteve të tij me cilësi të lartë.

Këshilla ushqyese dhe mbështetje lokale

Me produktin cilësor vjen edhe shërbimi cilësor. Husse ofron shpërndarje personale në shtëpi të ofruar nga furnitorët tanë të kualifikuar vendas. Ekspertët tanë kalojnë nëpër trajnime të thelluara të ushqyerjes. Sa herë që keni nevojë për këshilla, furnizuesi juaj Husse do t'ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur për kafshën tuaj. Gjithçka që bëjmë vjen nga dashuria për kafshët. Ekspertët tanë mbështesin rregullisht mbajtësit e kafshëve në zonën e tyre. Duke zgjedhur produktet Husse, ju merrni një standard global të cilësisë, ndërkohë që ndihmoni për të mbështetur komunitetet tuaja lokale të kafshëve shtëpiake.

Gjeni furnizuesin tuaj lokal!

Historia e Husse

  1. 1987Husse filloi në Stokholm
  2. 1993Husse filloi linjën e saj të parë të produkteve
  3. 1997Husse Franchisee System filloi në Francë Expo
  4. 2002Husse hap linjën Super Premium
  5. 2003Husse ka 100 mijë klientë
  6. 2007Husse Franchisee System arrin në 30 vende
  7. 2012Franchise i parë jashtë Evropës
  8. 2014Husse fillon operacionet në SHBA
  9. 2016Husse hap linjën e produkteve për Kuaj
  10. 2017Husse feston 30-vjetorin (50+ vende, 2000+ franshizë dhe shpërndarës)

Husse Shqipëri

Me mbi një vit prezencë në treg, Husse Shqipëria ka mbledhur një ekip shpërndarësish dhe disa ekskluzivitete duke u bërë një nga departamentet kryesore në botë.

Përshëndetje Husse Tirana

Shpërndarësit tanë lokalë do t'ju dërgojnë ushqimin për kafshët tuaja pa kosto shtesë dhe direkt në derën tuaj. Produktet Husse nuk janë të disponueshme përmes një sistemi tradicional të shpërndarjes. Kontaktoni me furnizuesin tonë në zonën tuaj - do të merrni këshilla profesionale në lidhje me produktet tona dhe ushqimin e kafshëve, si dhe dërgimin e porosive tuaja derë më derë.

Gjeni furnizuesin tuaj lokal

Husse Shqipëria suporton mbajtësit e kafshëve shtëpiake

Në Husse qëllimi ynë kryesor është të promovojmë ushqimin e shëndetshëm të kafshëve shtëpiake dhe të mbështesim iniciativat lokale që përpiqen të përmirësojnë jetën e kafshëve në zonën tonë. Porositni nga furnitorët tuaj lokalë – dhe merrni këshillat dhe suportin e duhur.

Takohuni me ne në datë 28maj në hyrje të liqenit të Tiranës

Ejani dhe takohemi në hyrje të liqenit. 

We are rated by

Join our team!

Work as much as you want, earn the income you want, operate in your own local area.

Work with us